Celebrities Gossip Showbiz

Katy Perry paska qenë kaq shumë e fiksuar pas aktores së njohur sa i paska dedikuar hitin e saj më të madh!

E kush nuk e mban mend hitin “I Kissed A Girl” të këngëtares së njohur Katy Perry? Kjo këngë bëri shumë bujë në kohën e publikimit, por diçka që me siguri nuk dinit, është se kënga është frymëzuar nga një aktore shumë e njohur. Bëhet fjalë për Scarlett Johansson.

Katy ka rrëfyer se muza frymëzuese për hitin e famshëm është Johansson dhe se nëse aktorja do të donte të dilte me të, ajo nuk do të refuzonte. Madje, këtë ia ka bërë të qartë edhe të dashurit të saj asokohe. Katy tregoi se i tha partnerit atëherë këto fjalë:

Nuk do të gënjej, nëse Scarlett Johansson hynte në dhomë dhe do të donte të dilte me mua, unë do të dilja me të. Shpresoj të jesh OK me këtë gjë?

Ndërkaq, ju rikujtojmë se së fundmi Katy ka folur në lidhje me ngjashmëritë midis të qenit një mama dhe një yll i famshëm pop-i. Këtë ajo e shprehu gjatë shfaqjes ku ishte edhe e ftuar speciale në ‘Elle DeGeneres’. 37-vjeçarja, e cila lindi vajzën Daisy Dove në muajin gusht të vitit 2020, u shpreh se ka disa ngjashmëri të habitshme midis të dyja punëve të saj, pavarësisht se ato janë jashtëzakonisht të ndryshme dhe i përkasin fushave të ndryshme.

Katy dhe partneri i saj Orlando Bloom thuhet se janë më të fortë dhe më të afërt se kurrë pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Ndërkohë, miqtë e tyre janë shprehur se ata janë gati të zgjerojnë familjen e tyre dhe nuk duan të presin shumë kohë para se të mirëpresin fëmijën e dytë. 

Bloom nga ana tjetër dhe ish-partnerja e tij, Miranda Kerr vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira. Përveç kësaj Miranda gjithashtu ka raporte shumë të mira me partneren aktuale të aktorit, Katy Perry. Orlando Bloom dhe Miranda Kerr kanë qenë të martuar nga viti 2010 në vitin 2013 dhe janë prindër të një djali 10-vjeçar të quajtur Flynn.