Celebrities Fashion

E apasionuar në ekstrem ndaj modës, Keira Knightley: “Vishja Chanel çdo ditë gjatë kohës së karantinës”

Me siguri periudha e karantinës ka qenë periudha ku ju më së shumti në jetën tuaj jeni veshur me rroba të rehatshme pa e vrarë mendjen se si do të dukeni. Por nëse për shumicën e njerëzve ka qenë kështu, nuk mund të themi të njëjtën gjë për aktoren Keira Knightley e cila edhe gjatë ditëve të pandemisë ka veshur Chanel çdo ditë, nga koka të këmbët.

Teksa kujtonte se si familja e saj argëtohej gjatë ditëve të para të karantinimit në Londër, aktorja u shpreh se:

Ne kemi një trampolinë në kopshtin tonë dhe vendosëm që të na lejohej të vishnim vetëm fustane. Unë vendosa buzëkuq të kuq çdo ditë, dhe çdo veshje Chanel që kisha në dollapin tim.

Rikujtojmë, se Knightley ka dy vajza, Edie 6-vjeçe dhe Delilah 1-vjeçe me ish-rokerin James Righton, i cili u lejua të bashkohej në argëtim vetëm kur kishte veshur një nga “koleksionet e tij të kostumeve Gucci”.

Mendova, ç’kuptim kanë këto gjëra të bukura të vendosura në gardërobë, kur ndihet mjaft apokaliptike dhe e frikshme jashtë?’ Ndihej kaq e rëndësishme të isha vërtet e lumtur për fëmijët!

Ylli i “Piratët e Karaibeve” ka një marrëdhënie të gjatë me “Chanel” dhe i ka veshur rrobat e markës në tapetin e kuq përgjatë viteve, madje edhe në dasmën e saj në vitin 2013 me Righton.