Celebrities Music Showbiz

Kënga “Sekret” e Ronela Hajatit, e dyta më e klikuar nga gjysmëfinalja e Eurovizionit!

Mbrëmjen e djeshme Eurovisioni u rikthye në ekranet tona me gjysmëfinalen e parë. Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi natën e parë gjysmëfinale. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës ‘Sekret’, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale.

Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare. Së fundmi këngëtarja ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në rrjetin e saj Instagram. Ndërkaq, performanca e Ronelës është videoja e dytë më e klikuar nga gjysmëfinalja e parë, pas asaj të Ukrainës.

Ronela, nga ana tjetër, ka arritur të bëjë për vete shumë njerëz që e kanë mbështetur vazhdimisht edhe online dhe që së fundmi janë shprehur të zhgënjyer për moskualifikimin e saj. Videoja e performancës së saj numëron mbi 840 mijë klikime deri tani, pa kaluar ende 24 orë.

Ndërkaq, A Live Night” ka nisur tashmë dhe është pjesë e mbrëmjeve tona çdo të shtunë në orën 21:00 në ekranin e Top Channel. Teksa kemi shijuar performancat dhe intervistat më të veçanta nga dy artistët e parë, Arilena Ara dhe Yll Limani, edhe nata e tretë parashikohet të jetë zjarr.

Artistja që do të ndjekim këtë të shtunë në “A Live Night” është pikërisht Ronela Hajati. Në një natë performancash si kurrë më parë. Në shtëpinë e saj të dytë, Top Albania Radio! Si erdhi nga talent shows për t’u bërë diva e skenave? Na e zbulon vetë ajo!