Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk u kualifikua në finalen e ‘Eurovision’, vjen reagimi i parë nga Ronela Hajati!

Mbrëmjen e djeshme Eurovisioni u rikthye në ekranet tona me gjysmëfinalen e parë. Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi natën e parë gjysmëfinale. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës ‘Sekret’, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale.

Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare. Së fundmi këngëtarja ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në rrjetin e saj Instagram.

Edhe po të isha në finale do të isha e fundit! E di, por dashuria që kam marrë është e pakrahasueshme. Unë e fitova Eurovision, sepse fitova publikun! Dhe publiku ka gjithmonë të drejtë! Ju dua të gjithë!

Edhe pse jo e kualifikuar performanca e Ronelës ka marrë gjithë audiencën e rrjeteve sociale ku në faqet zyrtare të Eurovision si Instagram, YouTube, Facebook dhe TikTok performanca e Shqipërisë kryeson si video më e pëlqyer dhe më e komentuar. Sjellim në vëmendje se në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022”, veshja e Ronelës bëri shumë bujë dhe u komentua gjerësisht.

Ronela u shfaq me një fustan blu me një dizajn mongol dhe një kapele të madhe në kokë. Për imazhin e artistes u kujdes stilisti shqiptar Niko Komani. Mirëpo, rezulton se ky nuk ishte krijim i tij. Një krijues nga Brazili i quajtur Pedro Leopoldo tregon se skica e veshjes së Ronela Hajatit, në të vërtetë është realizuar prej tij, madje që në prill të vitit 2020. Lidhur me këtë reagoi edhe Niko Komani.