Celebrities Gossip Showbiz

Këngët e Butrint Imerit dëgjohen në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ja si reaguan Kiara dhe Luizi!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi dhe Kiara duket se po afrohen çdo ditë e më shumë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa disa ditë më parë, këngëtari shprehu pasiguritë dhe frikën nëse ish-i dashuri i moderatores, Butrint Imeri vjen në shtëpi si banor, ditën e sotme janë përballur me një “sfidë” të veçantë. Në sfond, banorët kanë dëgjuar sot disa këngë të Butrintit, gjë që e ka surprizuar Kiarën. Megjithatë duket se edhe ajo dhe Luizi e kanë përballuar mirë. Ata kanë nisur të kërcejnë së bashku nën ritmet e këtyre këngëve, pa u vendosur në siklet.

Përplasje të forta pati mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Oltës në oborr. Dy konkurrentët, kaluan në ofendime të rënda me njëri-tjetrin dhe kjo nisi kur Olta i tha Luizit se është e vetmja banore që e përballon atë në debat. Luizi e cilësoi Oltën si femër pa moral dhe të pafytyrë.  Olta i tha Luizit se ai është një “miush’’ i vogël që nuk ka argumente E revoltuar Olta u shpreh gjithashtu ndaj Luizit se është llumi i shoqërisë dhe se fjalët e tij nuk i merr për bazë fare, sepse sipas Oltës ai është nivel i ulët.