Celebrities Gossip Showbiz

Këngët më të këqija të Pink na i thotë vetë këngëtarja!

Këngëtarja e njohur Pink ka reflektuar për këngët e saj të së kaluarës, duke ndarë në një intervistë për Los Angeles Times ato që ajo beson se janë këngët e saj më të këqija. Pink u shpreh se:

Më e keqja? Dua të them, ka pasur kaq shumë. Ndoshta ‘True Love” sepse është këngë e keqe. I detyrohem bashkëshortit tim një tjetër këngë dashurie.

Megjithatë, Pink shpejt shtoi një tjetër këngë në listën e saj më të keqe.

Oh prit, është edhe ‘We’ve Got Scurvy’ Do të doja që të mos e kisha publikuar kurrë. Ishte një gabim i madh.

Rikujtojmë, se Pink dhe Carey Hart janë të martuar që nga viti 200o. Dyshja kanë vajzën 12-vjeçare Willow dhe djalin 6-vjeçar Jameson.