Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur Mandy Moore dhe partneri i saj Taylor Goldsmith janë bërë prindër për herë të parë. Mandy ka sjellë në jetë një djalë, të cilën e ka quajtur Gus. Ndër të tjera ajo ka shkruar në Instagram se:

Gus është këtu. Djali jonë i ëmbël, August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe erdhi në jetë fiks në ditën e caktuar, duke i lumturuar prindërit e tij. Ishim përgatitur të binim në dashuri, por tejkaloi çdo imagjinatë tonën. 

Moore është shprehur shpesh në intervista që dëshiron fëmijë, por prioriteti i saj ka qenë gjithmonë karriera.

Rikujtojmë, se Mandy dhe Taylor u martuan në nëntor të vitit 2018 në Los Angeles, një vit pasi kishin shpallur fejesën.