Celebrities Love & Sex Showbiz

Këngëtarja e njohur e cila bëri bujë për ndarjen e saj nga Zayn Malik, bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur e grupit Little Mix, Perrie Edwards është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e dha vetë Perrie me një postim në Instagram bashkë me fotot e para të bebes së porsalindur. Artistja angleze ndërkaq shkroi krah fotove:

Mirë se erdhe në këtë botë zemër.

https://www.instagram.com/p/CS3ma8ys3dY/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6cec4985-517d-4aa1-bed7-af74b714975a

Ky është fëmija i parë për Perrie-n dhe partnerin e saj, futbollistin Alex Oxlade Chamberlain. 28-vjeçarja e dha lajmin e ëmbël se ishte shtatzënë në muajin maj, vetëm tre muaj para se të lindte.

Jam shumë e lumtur për këtë udhëtim me shpirtin tim binjak. Mezi presim të të takojmë.

https://www.instagram.com/p/COsKOTrHxvJ/

Perrie dhe Alex ende nuk e kanë bërë të ditur gjininë e fëmijës dhe as emrin. Rikujtojmë se Perrie ka qenë në një lidhje me ish-yllin e “One Direction”, Zayn Malik. Edwards tregoi asokohe për “Heart Radio” se kur Zayn vendosi të ndahej ajo mbeti në mes të katër rrugëve pasi jetonte në shtëpinë e këngëtarit dhe nuk kishte ku të shkonte tjetër.

Këngëtarja është shprehur se për muaj të tërë ka jetuar ku të mundej, sa tek shoqet e saj e sa tek familjarët pasi të zotërosh një shtëpi në Britaninë e Madhe kërkon kohë dhe procese të gjata ligjore.

Ajo gjithashtu ka treguar se ka qenë për muaj të tërë në gjendje shoku pasi Zayn hodhi poshtë katër vite lidhje dhe i dha fund papritur nëpërmjet mesazheve, në prag të fejesës së tyre. Perrie është kapur disa hërë nga kamerat duke u përlotur në koncertet e grupit dhe shprehu se mesazhet e fansave të saj kanë qenë një ndihmë e madhe për të kaluar ndarjen traumatike.