Celebrities Showbiz

Këtë nuk na e priste mendja, Adele vazhdon të ketë pasiguri lidhur me trupin e saj?!

Në intervistën për kopertinën e ‘Vogue’ muajin e kaluar, Adele foli për divorcin e saj dhe se si ajo kishte transformuar trupin dhe shëndetin e saj mendor duke u ushtruar deri në tre herë çdo ditë. Pas intervistës, rutina e saj e ushtrimeve u cilësua “e tepërt” nga disa ekspertë shëndetësorë, me të cilën këngëtarja 33-vjeçare nuk është dakord. Për më tepër ajo u shpreh se:

Unë nuk isha e tronditur dhe as e sfilitur nga kjo. Trupi im është objektivizuar gjatë gjithë karrierës sime. Nuk është detyra ime të vërtetoj se si ndihen njerëzit me trupin e tyre. Ndihem keq që kam bërë dikë të ndihet keq me veten, por kjo nuk është puna ime.

Së fundmi, Adele ka shprehur se sërish nuk është e kënaqur me trupin e saj. Në një intervistë të fundit, këngëtarja ka zbuluar se ajo ende po lufton me disa pasiguri pavarësisht se ka humbur 45 kilogramë. Adele foli për humbjen e saj dramatike në peshë dhe se si ajo zgjidhi dhimbjet e saj kronike të shpinës, por pranoi se ka ende tipare në trupin e saj që nuk i pëlqejnë.

Nuk e di nëse ndihem ndryshe. Unë kam ende gjëra për trupin tim që nuk më pëlqejnë. Ato nuk janë pasiguri. Por në kopertinën e “Vogue”, të gjithë po përpiqeshin të më vishnin me fustane pa mëngë. Unë thosha: “Nuk do i tregoj krahët! Je çmendur?” Nuk më kanë pëlqyer kurrë krahët e mi dhe ende nuk më pëlqejnë krahët e mi. Po, krahët e mi janë përgjysmë më të hollë, nuk do të thotë se më pëlqejnë. I urrej ende duart e mia. Ka aq shumë bizhuteri që nuk mund t’i vendos tani për shkak të duarve të mia. Askush nuk ju tregon këtë, kur dikush humbet peshë. Jo se po përpiqesha të humbisja peshë. Por unazat e mia nuk më rrinë më. Gjërat që ishin dhurata për ditëlindjen time të 21-të, nuk mund t’i vesh.

Së fundmi këngëtarja e njohur Adele ka vendosur që t’ju ofrojë fansave të saj disa pamje nga gjithçka që ajo ka kaluar teksa ishte duke u bërë gati dhe duke festuar me miqtë e saj për albumin e saj të ardhshëm. Ajo çfarë ra më shumë në sy ishte ideja e saj dhe e miqëve që të festonin për arritjet e Adele me disa kokteje. Ndërkohë që në fotot e tjera të postuara përfshiheshin një foto të ftesës, një foto të Adele teksa bëhej gati dhe një tjetër kur ajo ishte duke folur me një mikrofon dhe prapa saj ndodhej imazhi kryesor i albumit të saj.