Celebrities Showbiz

Këto foto vërtetojnë që Angelina Jolie ishte shumë e lumtur gjatë pushimeve në Itali!

Angelina Jolie është një nga aktoret më të talentuara dhe të dashura në të gjithë botën. Ajo është cilësuar shumë herë si një nga femrat më të bukura gjithashtu, dhe pse ka ndodhur kjo është mjaft e dukshme. Kujtojmë se Angelina Jolie është ndarë nga Brad Pitt pak kohë më parë, një ndarje kjo që ka mërzitur shumë fansa të çiftit.

Megjithatë, duket se Angelina po përpiqet të qetësohet pak nga problemet që ka patur me ish-bashkëshortin e saj dhe të kalojë kohë kualitative me fëmijët. Kujtojmë, se ajo bëri një tur nëpër Europë së bashku me fëmijët dhe kaloi një kohë vërtet të mirë. Angelina Jolie nuk është e vetmja që ka vizituar Europën këtë verë. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishin në Francë dhe në Itali gjithashtu, për të festuar ditëlindjen e artistes.

Ndërkohë, 46-vjeçarja shkoi së bashku me fëmijët në një udhëtim në Itali dhe ata qëndruan në Venecia. Gjatë udhëtimit, Angelina u shoqërua me artistët JR dhe Prune Nourry të cilët postuan foto gjatë ekskursionit. Në ato fotografi, Jolie dukej tepër e lumtur dhe e qetë duke shijuar bukurinë e këtyre qyteteve.

Dukshëm, Angelina është në një fazë të mirë të jetës së saj, teksa po shpenzon kohë me njerëzit më të dashur që janë pikërisht fëmijët. Megjithatë, me siguri atë e shqetësojnë ende çështjet gjyqësore lidhur me ish-partnerin, të cilat duket se do të zgjasin ende shumë.