Celebrities Gossip Showbiz

Pasi fitoi betejën ligjore ndaj Brad Pitt, Angelina Jolie bën një tur nëpër Europë!

Angelina Jolie është një nga aktoret më të talentuara dhe shumë të dashura për publikun shqipar dhe të huaj. Bukuroshja kohët e fundit është duke bërë një tur rreth Europës, ndërkohë që javën e kaluar, ishte në Paris me fëmijët e saj.

Ditën e premte Angelina është parë në Venecia dhe duhet ta pranojmë se aktorja 46-vjeçare dukej e mrekullueshme. Para se aktorja mbërriti në qytetin e dashurisë, ajo shijoi një pushim në Francë me vajzat e saj, 16-vjeçaren Zahara, 15-vjeçaren Shiloh dhe djalin 13-vjeçar Knox.

Angelina është vënë re në Venecia dhe dukej shumë elegante siç jemi mësuar ta shohim shpesh. Ajo u shfaq më së shumti me vajzën e saj Shiloh, e cila ishte veshur më thjeshtë, por përsëri dukej po aq e bukur sa e ëma.

Kujtojmë, se në një intervistë në vitin 2010, Angelina ka zbuluar se Shiloh ka qenë duke eskperimentuar me gjininë e saj që në moshën tre-vjeçare. Ajo madje është shprehur për dëshirën që e bija ka patur.

Ajo dëshiron të jetë një djalë. Ndaj ne duhet t’i prisnim flokët. Ajo pëlqen të veshë veshje djemsh. Ajo mendon se është si një nga vëllezërit e saj.

Angelina nisi divorcin me Brad në vitin 2016 dhe ai përfundoi në vitin 2019. Ndërkohë, vetëm një javë më parë, Jolie fitoi betejën ligjore ndaj Brad Pitt, edhe pse lufta vazhdon. Duket se tani Angelina dëshiron të ketë kohë me fëmijët e saj e të lërë pas dramat që ka patur me ish-partnerin.