Celebrities Gossip Showbiz

Kiara Tito në Times Square, ja si e kanë surprizuar fansat e saj për emisionin “DWTS Fan Club”!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Së fundmi fansat e Kiarës e kanë surprizuar atë në një mënyrë shumë të bukur dhe të veçantë. Me anë të një video Kiara ka treguar se është shfaqur në Times Square në New York, një video nga moderimi i saj në “DWTS Fan Club”. Këtë Kiara e ka postuar në Instagram, ku dhe ka falenderuar fansat e saj për këtë surprizë.

Kam njerëzit më të mirë në botë, që më duan dhe më mbështesin në çdo hap. Sot në New York, Times Square♥️ Ju falenderoj nga zemra për këtë surprizë kaq të bukur, nuk di si tua shpërblej

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Së fundmi Luizi ka postuar një foto së bashku me Kiarën të shtrirë në divanët e shtëpisë së tyre dhe duken më të dashuruar se kurrë më parë. Foton Luizi e ka shoqëruar me këngën e njohur “Grande Amore”, duke treguar se Kiara është dashuria e tij më e madhe edhe pse tashmë e ka treguar  dhe vërtetuar shumë herë këtë.