Celebrities Gossip Showbiz

Kiara Tito poston detaje nga shtëpia e re e saj dhe e Luizit?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Luizi dhe Kiara fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës. Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku. Ditën e sotme Kiara ka postuar në Instastory dy foto ku shfaqet një kënd i shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e çiftit.

Efi Dhedhes ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan Topi” me moderatore Erjona Rusi, ku ka folur rreth jetës së saj tani pas mbarimit të “BBV2”, projekteve të ndryshme dhe marrëdhëniet me ish-banorët e tjerë. Efi përsëriti edhe njëherë deklaratën se dasma e Kiarës dhe Luizit i duket vendim i nxituar pa e njohur njëri tjetrin jashtë izolimit.