Celebrities Gossip Showbiz

Kilda Hysenbegasi për Bora Zemanin: “Dikur e donin tani e shajnë…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja Kilda Hysenbegasi për të na folur më shumë rreth të rejave më të fundit në showbiz-in shqiptar. Mediat kohët e fundit kanë ‘vluar’ me lajme për Ronela Hajatin dhe pjesëmarrjen e saj në Eurovizion. Së fundmi është duke u përfolur gjithashtu edhe takimi i Bora Zemanit me Donald Veshaj në sfilatën e stilistit të njohur Valdrin Sahiti. Kilda na tregon më shumë:

Përsa i përket Ronelës edhe pse u sulmua jashtë vendit është duke ecur shumë mirë dhe le të bëjë çfarë të ketë qejf se ne si mirë si keq do e themi gjithmonë gjënë e keqe. Sa i përket Borës dhe Donaldit, ka pasur zëra për një pajtim mes tyre, madje janë publikuar thashetheme që kanë rezultuar të vërteta. Ishte një eveniment privat me miqtë e Valdrinit, video ka dalë në rrethana jo korrekte por në botën virtuale nuk i shmangesh dot këtyre. Donaldi ka qenë duke i ndezuar cigaren Borës dhe duket si moment kompromentues por mund të ketë qenë një gjest tejet normal. Fillimisht pasi u bë buja me Beatrix-in njerëzit mbronin Borën, ndërsa tani i janë kthyer kundrra frikshëm duke e sharë dhe duke u ndjerë të zhgënjyer prej saj.

Ndërkaq, sa i përket bashkëpunimit mes Semi Jaupajt dhe Ylli Limanit, njerëzit po e përkthejnë në një marrëdhënie përtej asaj profesionale. A mendon Kilda se ka diçka mes tyre?

Dashuri nuk mund të them, i shoh të ndryshëm. I mendoj si bashkëpunëtorë dhe miq të mirë por nuk shoh asgjë më shumë se kaq. Semi ka super vokal dhe Ylli si një këngëtar i ri dhe i talentuar do njerëz të tillë afër vetes. 

Si po ecën “Goca dhe Gra” parë nga sytë e kryeredaktores së emisionit, Kilda?

Përveç faktit që vajzat aty kanë një kimi të mirë si brenda dhe jashtë emisionit, janë karaktere të ndryshme që kanë bërë një katërshme bombë. Ka qenë një sezon i suksesshëm dhe surpriza për mua ka qenë Rita Petro, solare dhe komode me ato shpërthimet e saj të papritura.(qesh) Nuk di asgjë të konfirmuar për një sezon tjetër, por le të mbyllim këtë sezon njëherë pastaj shohim.