Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Kim Cattrall krahason aktoren e re të “And Just Like That” me një qen?! Fansat i thonë “ose kthehu ose mos e krruaj më!”

Vetëm pak pasi aktorja Sarah Jessica Parker zbuloi se Nicole Ari Parker, do të jetë pjesëtarja e katërt e grupit të vajzave më të famshme të Manhattan në serialin e ri “And Just Like That”, vjen një reagim nga Kim Cattrall. Kim është e njohur për rolin e saj të Samantha-s në serialin ikonik “Sex And The City”, por siç ka bërë të ditur, nuk do të ishte më pjesë e tij në këtë realizim të ri.

Së fundmi, aktorja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një video ku shfaqet duke mbajtur një qen në duar. Ajo e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin:

Kur kolegu yt është vërtetë një qen.

Menjëherë fansat e kanë lidhur këtë reagim të aktores me zëvendësimin e saj në serialin e ri që mezi pritet të publikohet së shpejti dhe e kanë cilësuar këtë si një kunj lidhur koleges së saj, aktores Nicole Ari Parker. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur se do t’ja ndjejnë mungesën në “And Just Like That”, por ka pasur dhe nga ata që i kanë thënë ose të kthehet në serial, ose të mos e “krruajë më’. Megjithatë, e vërteta qendron se Kim ka promovuar filmin e saj më të ri, ku mesa duket do të luajë me të vërtetë me një qen.