Celebrities Showbiz

Kim Kardashian bëhet nostalgjike, ja si ka qenë ylli i “KUWTK” 20 vite më parë!

Kim Kardashian është një nga yjet e “Keeping Up With the Kardashians” e cila gjithnjë tërheq vëmendjen me foto provokuese apo lajme të ndryshme rreth saj. Për të mos thënë që Kim është kryesorja e serialit, apo ajo që ka bërë më tepër bujë më ndarjet dhe ribashkimet e saj.

Kim shpeshherë poston në rrjetet e saj sociale duke dashur kështu të ruajë një marrëdhënie të ngrohtë me fansat e saj. Kjo gjë ndodh edhe më tepër tanimë që seriali ka përfunduar. Vetëm disa orë më parë, Kim shpërndau dy foto për fansat e saj në Instagram, ku dukej tepër nostalgjike. Ajo postoi foto të njëzet viteve më parë, siç shkruan vetë Kim.

Little K 2001

Duket se ajo nuk ka ndryshuar shumë që prej vitit 2001. Duhet ta pranojmë se Kim është po aq e mrekullueshme sa sot. Këtë gjë e kanë vënë re dhe fansat, teksa komentet pozitive nuk mungonin nga ata. Një pjesë të komplinteve Kim e ka marrë dhe nga personazhe publike të tillë si Khloe Kardashian dhe Nazanin Mandi. Kim Kardashian ka lindur në 21 tetor 1980. Ndaj në këto foto të postuara nga vetë ajo, figura e njohur televizive ka qenë rreth moshës 20-vjeçare.

Kujtojmë, se kohët e fundit Kim po përflitet shumë për marrëdhënien e saj me Kanye West. Nga ndarja, te raporti i ftohtë me ish-partnerin e saj, e deri te mënyra si po i rrisin fëmijët e tyre pas divorcit, Kim ia del gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes.