Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen, ja personazhet e njohur që ishin të ftuar në “Beverly Hills”!

Biznesmenia e njohur, Kim Kardashian ka festuar 43-vjetorin e lindjes së saj, që në orët e para të mëngjesit. Një darkë u mbajt të premten, në Funke në “Beverly Hills”, Kaliforni, dhe të pranishëm ishin shumë personazhe që njihen në mbarë botën.

Kim, veshi një fustan të kuq mahnitës dhe një palë syze dielli të zeza teksa mbërriti së bashku me motrat e saj dhe nënën Kris Jenner. Të tjerë që u panë duke hyrë në festë ishin Kylie Jenner, Kendall Jenner, Hailey Bieber, Sofia Vergara, Ivanka Trump, Lauren Sanchez, Kimora Lee Simmons me qenin e saj dhe Sara Foster.