Celebrities Gossip Health & Beauty

Kim Kardashian zbulon produktin më të çuditshëm që ka vendosur në fytyrë!

Fakti që ajo mund të bëjë trajtimet më të mira të bukurisë, më shumë se kushdo tjetër në planet, nuk do të thotë se Kim Kardashian e ka “mbyllur derën” për trajtimet e reja.

“Unë gjithmonë kam dashur të ndaj këshillat e mia të bukurisë me motrat dhe mikeshat e mia, ndaj krijova një linjë që sekretet e bukurisë t’i ndaja edhe me klientët e mi,” u shpreh ajo në një intervistë.

Biznesmenia është gati të ndajë sekretet e rutinës së saj të bukurisë, si edhe gjënë më të çuditshme që ka vendosur në fytyrë

–Rutina e kujdesit të lëkurës

“Nëse kam grim, përdor një pecetë grimi për të hequr gjithçka, për ta pastruar lëkurën dhe më pas vendos maskën me furçën e trajtimit.

E lë për 10 minuta, teksa pastroj ose bëj diçka nëpër shtëpi, pastaj e laj,” thotë Kardashian.

Më pas trajtimi vazhdon me toner, acid hialuronik si edhe serum hidratues.

–Një kujtim nga mënyra si e ëma kujdesej për fytyrën

“Mamaja ime gjithmonë e lante fytyrën me një copë të nxehtë dhe unë rrija gjithmonë atje dhe e shikoja. Unë përdor të njëjtën metodë, sidomos nëse kam vendosur shumë grim,” vijon ajo.

–Një send i preferuar

Kim thotë se i pëlqejnë pasqyrat që e ndihmojnë të nxjerrë në pah çdo gjë në portretin e saj, nga njollat te aknet etj. Sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund të shoh qartë dhe pastër çdo detaj në portretin e saj.

–Produkti më i çuditshëm që ka vendosur në lëkurë

“Kam përdorur dikur një serum me xhel kërmilli. E mora në internet. Nuk e dija nëse funksiononte apo jo, thjesht e ndjeva si diçka shumë të bezdisur në fytyrë.

Një lloj ngjitësi i sikletshëm. Nëse dikush më thotë se një produkt i caktuar do të ndihmonte lëkurën time, unë jam e gatshme ta provoj,” përfundon Kardashian.