Sofia Vergara ka zbuluar se i frikësohej shfaqjes së celulitit kur xhiroi skenën e saj të parë seksuale në moshën 50-vjeçare për dramën e Netflix, “Griselda”. Aktorja dhe sipërmarrësja e cila pozoi nudo për të promovuar gamën e saj të kafesë së fundmi, tha se filmimi i skenës së dashurisë e mbajti atë natë zgjuar pasi shqetësohej se do të dukej ‘e tmerrshme’.
‘Unë jam 50-vjeçe! Domethënë, kur isha 30 vjeçe, nuk do të isha shqetësuar. Mendoj se isha e shqetësuar se do të dukesha e tmerrshme”-tha ajo për lojën e dhomës së gjumit me bashkë yllin Alberto Guerra, i cili luante bashkëshortin e Griseldës, Dario Sepulveda.
“Unë nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë një skenë seksi,”-shpjegoi aktorja. Gjatë 11 sezoneve të Modern Family, aktorja tha: “Me Jay, nuk bëra asgjë”-duke iu referuar personazhit të luajtur nga bashkë-ylli i tij Ed O’Neill, 78 vjeç. Sofia tha se ishte e kënaqur me produktin përfundimtar.
Doli mirë. Është vërtet errësirë dhe Andy (Andrés Baiz), regjisori, është shumë artistik dhe më bëri të ndihem super rehat.
Së fundmi Sofia Vergara ka folur mbi kirurgjinë plastike dhe planet e saj për t’iu nënshtruar procedurave të ndryshme në të ardhmen. Aktorja tha se edhe pse nuk ka bërë ende ndonjë operacion të madh estetik, është diçka që synon ta ndjekë së shpejti. Pavarësisht se nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, Vergara është një adhuruese e Botox-it, të cilin e përdor rregullisht.
Kur u pyet se pse e mbështet kirurgjinë plastike, Vergara vlerësoi aftësinë e saj për të ndryshuar çdo aspekt të pamjes së një personi, duke u dhënë individëve lirinë për të përmirësuar pamjen e tyre sipas preferencave të tyre. 51-vjeçarja tha për revistën Allure se:
Unë do të bëj çdo operacion plastik që mund të bëj kur të jem gati. Do të doja të kisha më shumë pushim dhe do të kisha bërë gjëra tashmë. Por për shkak se jam para kamerës, nuk është se mund të bëj diçka dhe pastaj të jem në shtëpinë time duke u rikuperuar për javë të tëra. Unë nuk besoj në filler. Ndjej se filleri bën mirë kur je vërtet i ri dhe dëshiron pak më shumë faqe ose të mbushësh pak buzët. Në moshën time ndiej se nuk do t’ju bëjë të dukeni më të rinj. Kjo do t’ju bëjë të dukeni më e bërë.