Gossip Showbiz

Ku ka zë nuk është pa gjë! Demi Lovato fotografohet krah motrës së Miley Cyrus dhe rrjeti u “ndez”

Këngëtarja e njohur Demi Lovato së fundmi është fotografuar me motrën e Miley Cyrus, Noah, teksa kanë marrë pjesë në mbrëmjen “Space Jam: A New Legacy” në Magic Mountain në Valencia të Kalifornisë.

Ato janë fotografuar dorë për dore, disa muaj pasi nxitën thashethemet për një romancë. Demi dhe motra e vogël e Miley Cyrus u bënë bashkë në fillim të vitit për realizimin e këngës “Easy”. Asokohe një burim u shpreh se sjellja e tyre ka hedhur dyshime për një lidhje dashurie, pasi ato janë shfaqur mjaft të afërta me njëra-tjetrën.

Edhe në fotot më poshtë dyshja e njohur shihen mjaft të afërta me njëra tjetrën dhe kjo na bën të dyshojmë se një romancë e re ka lindur mes vajzave!

Rikujtojmë, se Demi së fundmi e ka shpallur veten si të papërcaktuar në gjini. Artistja do t’i përdorë përemrat ai dhe ajo për veten e saj. Këtë lajm e ka dhënë vetë 28-vjeçarja përmes një video të publikuar në Instagram.

Rënia në peshë e 28-vjeçares është diskutuar gjatë kohët e fundit. Fansat e saj e komplimentonin shpesh bukuroshen edhe pse Demi u kërkonte të mos e bënin këtë gjë pasi sipas saj të komplimentosh dikë për humbjen e peshës është po aq e dëmshme sa të komplimentosh dikë për shtimin në peshë.

Por para disa ditësh, Lovato është fotografuar teksa mbante në dorë një mikrofon me logon “0 sheqer” dhe fansat kaq deshën për t’ju vërsulur duke i kujtuar asaj deklaratën që bëri kohë më parë teksa shprehej kundër promovimit të dietave.