Celebrities Gossip Showbiz

Klipi i fundit i “KUWTK” bëhet viral… Çfarë komentojnë fansat?!

Motrat Kardashian-Jenner ia dalin të jenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes. Një prej tyre është edhe Khloe Kardashian e cila sigurisht nuk mbetet pas, dhe gjithnjë ia del të rrëmbejë vëmendjen me jetën e saj personale, pamjen apo thashethemet e shumta rreth saj.

Këtë herë, Khloe e ka gjetur veten në qendër të komenteve të fansave. Ndjekësit e saj mbetën gojëhapur nga një video e reality show më të ri të familjes, ku Khloe dukej vërtet shumë e dobët. Një video u shpërnda në TikTok, që shfaqte Khloe në kuzhinë.

37-vjeçarja me flokë bjond nisi të fshijë duart në atë video. Mamaja e saj Kris Jenner gjithashtu u shfaq, teksa i thoshte së bijës se sa e dobët është. Megjithatë, ky klip tërhoqi vëmendjen e fansave  të cilët ishin shumë të konfuzuar. Ata nuk u ndalën të trupi i bukuroshes, por te pasqyrimi në bufen e kuzhinës.

Aty dukeshin shkallët dhe bufeha bosh dhe fansat u shprehën se nuk është vendi vërtetë ku Khloe jeton, por thjesht një vend për xhirim. Kujtojmë se “Keeping Up With the Kardashians” pati shumë sukses në të gjithë botën dhe ishte i panumërt numri i fansave që u trishtuan me mbylljen e show-t. Por seriali i ri i motrave Kardashian-Jenner do të rinisë së shpejti dhe po pritet me padurim. A është vallë një mashtrim?! A do të ketë aty çaste të vërteta të familjes së famshme apo është e githa një trillim?!