Celebrities Gossip Showbiz

Stërvitje në 5 të mëngjesit, kur je Khloe Kardashian ke rutinë të lodhshme!

Motrat Kardashian-Jenner ia dalin të jenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes mediatike. Khloe Kardashian nxjerr në pah figurën e saj të tonifikuar me streçe blu dhe veshje sportive gjatë një stërvitje rraskapitëse në 5 të mëngjesit. Postimi i saj në palestër vjen vetëm disa ditë pasi ajo zbuloi se po largohet nga marrëdhënia e saj e turbullt me babanë e fëmijës së saj Tristan Thompson.

Gjatë fundjavës ajo u pa duke u rehatuar me ish-in e saj Trey Songz, sipas Page Six. Çifti ishin të ftuar në festën private të Justin Bieber në The Nice Guy në West Hollywood. Një burim tha se ata u panë në të njëjtën kabinë gjatë gjithë mbrëmjes.

Dyshja u takuan në verën e vitit 2016 kur u panë në një klub nate së bashku në Las Vegas. Më pas ata u panë në Topgolf në një takim. Një burim tha se ata nuk kishte tension mes tyre kur u ndanë.

Burimi i Page Six tha se dyshja kanë mbajtur kontakte gjatë viteve dhe gjithmonë kishin shumë dashuri për njëri-tjetrin. Menjëherë pasi u ndanë, Khloe u lidh me Tristan dhe dyshja mirëpritën së bashku vajzën True Thompson.