Fashion Gossip Lifestyle

Kokë luani, leopardi dhe ujku…/Koleksioni i ri i shtëpisë së modës Schiaparelli shqetëson emra të njohur të showbiz-it!

Java e Modës në Paris ka nisur me diskutime e polemika të shumta. Koleksioni i ri Vjeshtë/Dimër 2023-2024 i shtëpisë së modës Schiaparelli është bërë shkak që komentuesit në rrjet të shpërthejnë në sharje për shkak se disa prej modeleve kishin në veshjet e tyre koka kafshësh. Supermodelet Naomi Campbell, Irina Shayk e Shalom Harlow u paraqitën me krijimet e Schiaparelli, të veshura me fustane të cilët kishin si dekor kokë luani, leopardi dhe ujku.

Në fakt ato nuk ishin koka të vërteta kafshësh por shqetësoi panik në rrjet. Ndonëse shtëpia e modës sqaroi se asnjë kafshë nuk është dëmtuar për të realizuar ato veshje, për pjesën më të madhe të publikut pasarela e Schiaparelli në Javën e Modës në Paris u cilësua si shokuese dhe shqetësuese. Animalistë, njerëz të thjeshtë, emra të njohur të showbiz-it të huaj dhe jo vetëm e kanë cilësuar këtë koleksion si të papërshtatshëm, të tmerrshëm dhe si trofe gjahu kafshësh.

Nga ana tjetër për një pjesë të publikut ky koleksion është thjesht art që nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e kafshëve. Në një reagim të shtëpisë së modës thuhet se kokat e kafshëve janë të gjitha krijime me dorë dhe çdo pjesë, e frymëzuar nga Komedia Hyjnore e Dante Alighieri, u krijua duke përdorur lesh, mëndafsh, shkumë deti, rrëshirë dhe materiale të tjera.

Ndërkaq, fansat spekuluan se ka një kuptim të fshehur pas paraqitjes së pazakontë të miliarderes Kylie Jenner në Javën e Modës në Paris, pasi ajo vendosi një kokë luani të rremë në fustanin e saj të zi prej kadifeje. Jenner e ndjeu qartë se dukej në qendër të vëmendjes teksa doli me një kokë të madhe luani të ngjitur në fustanin e saj. Ajo u fotografua duke lënë shfaqjen e mbushur me yje të Schiaparelli gjatë Javës së Modës në Paris dhe buzëqeshi teksa mbante këtë aksesor shumë të pazakontë.