Celebrities Film & Tv

Komediani Chris Rock refuzon të flasë për shuplakën e Will Smith por ka një kërkesë!

Komediani i njohur Chris Rock së fundmi ka shprehur se nuk ka interes të diskutojë incidentin me Will Smith në ‘Oscars 2022’ derisa të shohë disa para. Ai iu drejtua me shaka audiencës gjatë setit të tij të komedisë ‘Fantasy Springs Resort Casino’ në Indio, Kaliforni duke thënë se:

Jam mirë. Unë kam një shfaqje dhe nuk do flas për këtë derisa të paguhem.

Megjithatë, ai tha:

Jeta është e mirë. Mu rikthye dëgjimi.

Ndërsa Rock nuk specifikoi se si dëshiron të kompensohet, ai nuk pranoi të ngrinte akuza kundër aktorit të “King Richard” pas shfaqjes së çmimeve të muajit të kaluar. Sjellim në vëmendje se Smith e goditi Chris me shuplakë pasi ky i fundit bëri një batutë në lidhje me flokët e Jada Pinkett Smith në ‘Oscar 2022’.

Në fillim të këtij muaji, Smith dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, që do të thotë se ai nuk mund të votonte më, por mund të merrte pjesë dhe të nominohej. Por javën e kaluar, Akademia e ndaloi aktorin nga të gjitha ngjarjet për 10 vjet.

Fituesi 53-vjeçar i çmimit për aktorin më të mirë reagoi pasi bordi i guvernatorëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit vendosi ta ndalojë atë nga ceremonitë e Oscar. Duket se ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga fansat e aktorit të cilët e kanë etiketuar një dënim të tepruar, për disa edhe me sfond “racial”.