Celebrities Film & Tv Showbiz

Pas vendimit përfundimtar të Akademisë vjen edhe reagimi i vetë Will Smith!

Ai që u duk si një skeç i pafajshëm me nota humori nga ana e komedianit, Chris Rock dhe që në fillim u intepretua si i tillë nga të pranishmit e ata që ndoqën ceremoninë, u kthye në një incident të pakëndshëm, në një akt dhune. Will Smith, nuk e gëlltiti batutën për flokët e bashkëshortes, e cila vuan nga një sëmundje autoimune që shkakton rënien e tyre. Aktori iu drejtua skenës e nuk i rezistoi tundimit për t’i dhënë një shuplakë të fortë Rock kur ky i fundit po prezantonte fituesin për kategorinë e dokumentarëve.

Së fundmi mësohet se Bordi i Guvernatorëve të Akademisë ricaktoi një takim për të diskutuar shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock. Ky veprim vjen pas vendimit të Smith për të dhënë dorëheqjen nga Akademia. Në një letër të marrë nga “Fox News Digital”, presidenti i Akademisë, David Rubin, kishte bërë thirrje për një takim të bordit i cili u mbajt ditën e djehme. Qëllimi i takimit është “të adresojë sanksionet e mundshme për Will Smith në përgjigje të veprimeve të tij gjatë “Oscars” më 27 mars”, sipas letrës.

Epo Akademia e mori vendimin dhe ka vendosur që ai të përjashtohet nga pjesëmarrja e çdo eventi lidhur me Oscars për 10 vitet e ardhshme. Smith do të mbajë Oscarin që fitoi dhe mbetet i vlefshëm edhe për nominimet dhe çmimet e ardhshme të Oscars. Deri një javë më parë, kur Smith njoftoi se do të jepte dorëheqjen si anëtar i organizatës, ai pritej të përballej me pezullim ose përjashtim, pasi kishte shkelur standardet e sjelljes që Akademia zbatoi pas shpërthimit të lëvizjes #MeToo.

Fituesi 53-vjeçar i çmimit për aktorin më të mirë u përgjigj të premten pasi bordi i guvernatorëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit vendosi ta ndalojë atë nga ceremonitë e Oscars dhe ngjarjet e tjera të Akademisë për 10 vitet e ardhshme pasi ai goditi Chris Rock në skenë gjatë çmimit muajin e kaluar.

Unë e pranoj dhe e respektoj vendimin e Akademisë.