Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë njëzëri për “shuplakën” e Akademisë së Filmit ndaj Will Smith, ja si shprehen fansat e aktorit!

Pas incidentit aspak të zakontë që ndodhi në ceremoninë e Oscars midis aktorit Will Smith dhe komedianit Chris Rock, Akademia përjashtoi Smith për 10 vjet nga çdo ngjarje e organit më të lartë të Hollywood. Por duket se ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga fansat e aktorit të cilët e kanë etiketuar një dënim të tepruar, për disa edhe me sfond “racial”. Dikush komentoi se:

Masa të ngjashme nuk janë marrë, por as nuk janë menduar, për të dënuarit e tjerë të kinemasë, e në veçanti ndaj “grabitqarëve” të bardhë, duke filluar nga Harvey Weinstein, i cili vazhdon të mbajë Oscarin, pavarësisht se është dënuar me 23 vjet burg pasi kishte sulmuar dhe përdhunuar rreth 80 gra. Weinstein dhe Roman Polanski, për të qenë i sinqertë, si dhe komediani televiziv Bill Cosby, u përjashtuan nga Akademia. Por nëse Will fiton, kush do ta marrë Oscarin në emrin e tij në natën e yjeve?

Sipas fansave nuk janë poshtëruar në të njëjtën mënyrë Kevin Spacey, Casey Affleck, Woody Allen, James Franco, James Toback, Dustin Hoffman. Ata nuk u rrëzuan kurrë pavarësisht akuzave për ngacmim seksual, ose, si në rastin e Mel Gibson, dhunë ndaj partneres dhe shprehje antisemitike.

Ndër zërat që janë ngritur kundër Hollivudit është ai i Piers Morgan, komentatori britanik i cili përdori rastin Polanski për të ndriçuar standardin e dyfishtë të Akademisë.

Në vitin 2003 Polanski u nderua me Oscar për “Pianistin” pavarësisht se në moshën 44 vjeçare kishte droguar dhe dhunuar një 13-vjeçare.

Regjisori ka qenë i arratisur që nga viti 1978 pasi u deklarua fajtor për 5 nga 6 akuzat. Piers vijon duke thënë se:

Ai u arratis nga SHBA para dënimit dhe për të pranuar çmimin “në emër të Akademisë” ishte miku i tij Harrison Ford që ia dha atë në shtëpinë e tij në Paris.

Rikujtojmë se Smith reagoi pasi bordi i guvernatorëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit vendosi ta ndalojë atë nga ceremonitë e Oscars dhe ngjarjet e tjera të Akademisë për 10 vitet e ardhshme.