Auto & Moto

Kompania suedeze Volvo po përballet me shumë probleme kohët e fundit dhe shkak për këtë është…

Na vjen keq që t’ju themi se nga kompania e njohur suedeze Volvo nuk vijnë aspak lajme edhe aq të mira, gjiganti evropian i makinave ka njoftuar se ka shënuar rënie të shitjes së tyre në muajin gusht për 4.6%, duke arritur të shesë vetëm 43.666 mjete motorike në mbarë botën. Në një deklaratë të bërë për media, thuhet se mungesa globale e komponentëve dhe shumë faktorë tjerë, kanë vazhduare të ndikojnë në porositë e pakta nga kjo kompani.

Megjithatë kërkesat nuk është se janë të dobëta, por mungesa e shumë komponentëve si dhe mungesa e energjisë elektrike dhe shpërthimi i COVID-19, kanë ndërprerë prodhimin, thuhet ndër tjera në deklaratën e Volvo-s. “Volvo Cars” gjithashtu ka bërë të ditur se përkohësisht do të mbyll fabrikën e saj në qytetin kinez Chengdu, për shkak të kufizimeve të shkaktuara si pasojë e COVID-19. Madje edhe një fabrikë tjetër e tyre është goditur nga kjo mbyllje, dhe për këtë kompania ka shënuar rënie në shitje.

Kujtojmë gjithashtu se Volvo ka prezantuar një sistem të ri sigurie, që identifikon sjelljet e shoferit, nëse është i dehur apo nën ndikimin e drogës dhe ndalon automatikisht automjetin. Sistemi mat kohën se sa shoferi e mbanë timonin me duar, sa kohë po i mbanë sytë larg rrugës, kohën e ngadaltë të reagimit dhe lëvizjes nëpër vijëzimet e rrugës. Për të rritur nivelin e sigurisë, shteti australian New South Wales, do të instalojë për herë të parë në botë, një teknologji të re, që t’ju ndalojë shoferëve përdorimin e telefonave, për kërkim në rrjete sociale, dërgim të mesazheve apo thirrje telefonike.