Automjeti i një gazetari në Bulqizë u përfshi nga flakët, në orët e para të kësaj të diele, ndërsa ishte i parkuar para banesës së tij. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 02:58 të mëngjesit. Zjarri dogji mjetin tip “Ford Fiesta”, në pronësi të Sami Currit.
Nga hetimet e para dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
Rreth orës 02:58, të datës 26.04.2026, shërbimet e Policisë janë njoftuar nga shtetasi S. C., banues në Bulqizë (me profesion gazetar), se automjeti i tij tip “Ford Fiesta” ishte përfshirë nga flakët, ndërkohë që ishte i parkuar pranë banesës së tij.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.