Botë e Çuditshme Tech

Kompania vjen me ofertën e pazakontë, 100 dollarë në orë për të parë TikTok-un 10 orë në ditë!

Kompania Ubiquitous ofron 100 dollarë në orë për të parë video në TikTok, për 10 orë në ditë. Kjo kompani kërkon të njohë tendencat e reja në internet. Kjo do t’i lejojë klientët e agjencisë në fjalë të jenë në gjendje t’i përdorin ato për të rritur numrin e tyre në rrjete. Pozicioni quhet “shikues i TikTok” dhe është plotësisht i aksesueshëm. Thjesht duhet të abonoheni në kanalin e agjencisë në YouTube dhe të dërgoni një përmbledhje të shkurtër, duke justifikuar pse jeni i duhuri për pozicionin.

Duhet të jeni mbi 18-vjeç dhe të keni njohuri paraprake për platformën. “Kandidatët e përzgjedhur do të na ndihmojnë gjithashtu të zbulojmë tendencat në zhvillim duke plotësuar një dokument të thjeshtë për të vënë në dukje tendencat e përsëritura që ata zbulojnë”,- thuhet në ofertën unike. Pas vëzhgimit, përvoja duhet të publikohet në rrjetet sociale dhe të përmendet kompania. 31 maji është dita e fundit për të aplikuar, me ata që kanë fatin të marrin një njoftim 7 ditë më vonë.

Pas punës, kandidatët do të përfundojnë me një mijë euro në portofolin e tyre. Rikujtojmë, se TikTok ka paditur Montanën për të bllokuar një ligj që do të ndalojë shkarkimin dhe përdorimin e aplikacionit në shtetin amerikan duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm. Sipas rrjetit social në pronësi të ByteDance, ndalimi shkel Kushtetutën e SHBA-ve, përfshirë Amendamentin e Parë, si dhe ligje të tjera federale. Ligji parashikon një gjobë prej 10 mijë dollarësh në ditë për TikTok ose për kompanitë prodhuese të smartphone-ëve që do ta bëjnë platformën të disponueshme për shkarkim në dyqanet e tyre online.