Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kurorëzohen në martesë?!

Që nga momenti i lidhjes me Travis Barker, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kourtney Kardashian ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike. Së fundmi, në mediat ndërkombëtare po qarkullon lajmi se ajo është fejuar me muzikantin. Shkak është bërë një foto që ajo realizoi me një fanse në Kaliforni.

Nga fotoja e publikuar, Kourtney mbante në kokë një vello të bardhë nusesh në formën e personazhit për fëmijë, Micky Mouse. Kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se ylli televiziv mund të ketë planifikuar martesën me Travis Barker. Disa nga komentet ishin:

Asnjë fans i “Disney”-t nuk e vendos vellon në kokë nëse nuk kanë një arsye se pse.

Zakonisht velloja vendoset kur je duke planifikuar një dasmë ose muaj mjalti.

Ndërkohë një fans tjetër i doli në mbrojtje bukuroshes duke thënë se velloja mund t’i përkiste vajzës që bëri foton pasi Kourtney nuk është parë më me të mbi kokë gjatë pjesës tjetër të ditës.

Megjithatë, Kourtney dhe Travis ende nuk kanë reaguar ndaj thashethemeve.

Dyshja e nisën marrëdhënien e tyre në muajin janar dhe në një kohë shumë të shkurtër gjërat mes tyre avancuan shumë shpejt. Ata kanë qenë me pushime bashkë kudo dhe nuk kanë nguruar ta shprehin publikisht dashurinë. Madje pak kohë më parë Travis vendosi të bënte tatuazh emrin e Kourtney-t në kraharorin e tij.

Së fundmi, Kourtney ishte në një udhëtim në plazh me vajzën e Travis Barker, si dhe me Atiana De La Hoya, vajzën e ish të dashurës së Travis.