Politikë

KQZ jep dritën jeshile për Boiken Abazin…

Nga verifikimet që pasojnë dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep dritën jeshile për Boiken Abazin. Sipas vendimit të sotëm, kandidati i Lëvizjes “Vetëvendosje” të drejtuar nga Albin Kurti dhe që ka degë në Shqipëri, “nuk preket nga ligji i dekriminalizimit”.

Ndërkaq, vazhdon verifikimi i KQZ-së për dy emra të tjera. Eshtë fjala për Pal Shkëmbin, i cili ka qenë i dënuar 4 herë por dënimet nuk janë ndaluese për të kandiduar për deputet, si dhe Rezart Tushën. Ish-drejtori i Burgut të Rrogozhinës, i kallëzuar penalisht se iu jepte leje të paligjshme të dënuarve, rezulton i 8-ti në listën e Partisë Demokratike në Durrës. Gjithashtu, mësohet se ka qenë i arrestuar në Zvicër, si shitës heroine.

Rikujtojmë, se një ditë pas afatit të fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike, ka reaguar edhe Komisioneri Shtetëror. Në një postim në Twitter, Ilirjan Celibashi bën të ditur se “Menjëherë pas dorëzimit të listave shumëemërore nga subjektet zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit.