Celebrities Music Showbiz

Krahas xhirimit të filmit në Korçë, Luiz Ejlli gjen dhe kohën për muzikë!

Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që ai bën. Këngëtari përveç fitores në spektaklin e ”Big Brother VIP”, tashmë po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me projektet të tjera.

Krahas koncerteve dhe projekteve muzikore, Luizi aktualisht po merret me xhirimet e një filmi përkrah aktores Olta Gixhari. Ndërsa xhirimet po zhvillohen në Korçë, nga atje Luizi ka publikuar edhe një video ku shihet teksa performon live.

Luizi ka mahnitur me zërin e tij unik, ndërsa këndonte mes një grupi vajzash dhe djemsh artistë, për të cilët edhe i quajti të talentuar. Krahas videos së postuar, Luizi shkroi:

Shqipëria ka plot djem dhe vajza të talentuar. Faleminderit Korça.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)