Faktet e reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Caroline 20-vjeçare nga disa grabitës brenda shtëpisë në Glyka Nera të Greqisë.
Kamerat e sigurisë së zonës tregojnë lëvizjen e një makine dhe një motoçiklete që e ndiqte rreth orës 5 të mëngjesit, pak minuta pas ngjarjes fatale që mori jetën e të resë.
Materiali është marrë nga kamerat CCTV nga një shtëpi në rrugën Karaiskaki, afër shtëpisë së ciftit. Makina e errët kalon në 05:07 të mëngjesit të së martës 11 maj dhe katër minuta më vonë, në 05:11, ndjek motorin, në të cilin ndodhet një person i cili duket se ka veshur një xhup me kapuç.
Ishte ora 5.30 e mëngjesit kur persona të panjohur hynë në shtëpinë e çiftit dhe vranë 20-vjeçaren në sy të vajzës 11 muajshe dhe bashkëshortit ndërsa vodhën 10 mijë euro dhe bizhuteri që kishin në shtëpi.
Krimi i rëndë ndodhi në njërën prej lagjeve qendrore e më të pasura të Athinës, por sërish askush nuk dëgjon asgjë, ndërsa grabitësit nuk lënë pas asnjë gjurmë.





Hetimet për vrasjen e 20-vjeçares britanike Carolinë nga një grup grabitësish kanë marrë një tjetër kthesë. Sipas mediave greke, mister mbetet roli i bashkëshortit të saj. Teksa kanë zbardhur deklaratën e policisë, një pjesë e mediave greke ngrenë dyshime mbi lëvizjet e dyshimta të autorëve, që sipas tyre mund të jenë dhënë vetëm nga një i njohur i familjes.
Po ashtu Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij, tha Stavros Balaskas, duke folur për ANT1.
Sakaq në të njëjtën kohë, ai u shfaq i bezdisur nga skenarët që qarkulluan në lidhje me atë që e kreu krimin. Vrasja brutale e Caroline 20-vjeçare, para burrit dhe fëmijës së saj në shtëpinë e Glyka Nera, është një krim i rrallë, pasi nuk ka asnjë gjurmë të autorëve në shtëpi, as një shembull (material vizual, dëshmi) të mbërritjes dhe largimit të tyre, gjë që ngre dyshime.
Dyshimi tjetër në lidhje me rolin e bashkëshortit të britanikes. Dyshimet përforcohen nga dëshmia e pilotit, që është gjetur me një kabëll i lidhur në banesën ku u gjet e vdekur bashkëshortja e tij. Policia greke thotë se kablli është marrë nga magazina e banesës dhe se grabitësit nuk e kanë pasur me vete atë.
Si ndodhi ngjarja?
Krimi tronditës, ndodhi në orët e para të mëngjesit të 11 majit kur disa grabitës me kapuç hynë në një shtëpi në Glyka Nera. Fillimisht, autorët vranë qenin e familjes. Pastaj ata thyen dritaren e katit të parë dhe hynë në shtëpi. Qëllimi i tyre ishte të vidhnin gjërat më me vlerë.
Ata më pas kanë shkuar në dhomën e gjumit, ku ndodhej piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos. Pasi kanë lidhur 32 vjeçarin, personat e armatosur kanë shkuar në papafingo ku ndodhej 20 vjeçarja dhe vajza e tyre 11 muajshe.
Grabitësit kanë torturuar 20-vjeçaren, dhe në fund e kanë vrarë duke e mbytur.