Auto & Moto

Bugatti prezanton modelin unik, i krijuar si dhuratë për një vajzë!

Bugatti ka prezantuar një model unik të supermakinës së saj W16 Mistral, të quajtur “Caroline”, i krijuar posaçërisht si një dhuratë personale nga një baba për vajzën e tij. Automjeti është një “one-off”, pra një model i vetëm në botë, i realizuar përmes programit të personalizimit të markës. Ai bazohet në roadsterin W16 Mistral, një seri e kufizuar në vetëm 99 njësi.

Dizajni i makinës është frymëzuar nga fushat e livandës në Provence, me ngjyra që kombinojnë nuanca blu, vjollcë dhe të kuqe. Detajet artistike vazhdojnë edhe në brendësi, ku motivet florale janë të pranishme në sedilje, dyer dhe panelin e kontrollit. Një element i veçantë është emri “Caroline”, i vendosur në pjesën e pasme të makinës, që shfaqet gjatë aktivizimit të sistemit aerodinamik.

Nga ana teknike, makina ruan motorin e njohur W16 me 8.0 litra dhe 1600 kuaj fuqi, një nga motorët më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë nga kompania. Vlera e kësaj makine arrin rreth 5 milionë euro, duke e bërë jo vetëm një simbol luksi, por edhe një objekt koleksioni unik. Në krye të renditjes së makinave më të shpejta të prodhimit në botë, u shfaq një emër i ri. Në fakt, marka YangWang e BYD të Kinës ka tërhequr vëmendjen e publikut. Jo shumë kohë pasi YangWang U9 Track Edition vendosi një rekord shpejtësie tokësore për një makinë elektrike, kjo hipermakinë u rikthye me një emër të ri, U9 Xtreme dhe bëri diçka të jashtëzakonshme.