Rajoni

Pas vdekjes tragjike të 20-vjeçares, bashkëshorti grek merr vendimin e papritur…

Burri i 20-vjeçares me shtetësi britanike Caroline, që u vra në mënyrë barbare nga grabitësit, mëngjesin e 11 majit, në Glyka Nera, në Greqi, ka vendosur që të ndërrojë vendbanimin.

Ai ka marrë vajzën e tij 11 muajshe dhe ka vendosur të jetojë diku tjetër, por nuk dihet ende se në cilin vend. Ai së shpejti do të zbrazë të gjithë shtëpinë dhe do ta lërë atë përgjithmonë shkruajnë mediet vendase.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet dhe po kërkon mostra të materialit gjenetik në 10 deri në 20 objekte që mendohet se janë prekur ose kanë lëvizur autorët e krimit.

Më herët, zëdhënësi i policisë greke Theodoros Kronopulos deklaroi se 32 vjeçari, pilot arriti të njoftonte autoritetet, të cilat iu përgjigjën menjëherë. Që nga momenti i parë, familjarëve iu ofrua ndihma psikologjike dhe kujdesi mjekësor. Duke folur për krimin e rëndë, ai shprehu ngushëllimet e sinqerta të afërmve dhe familjes së vajzës.

Kronopulos tha se një barbarizëm i tillë është shumë i rrallë për Greqinë.

Krimi tronditës, ndodhi në orët e para të mëngjesit të 11 majit kur disa grabitës me kapuç hynë në një shtëpi në Glyka Nera. Fillimisht, autorët vranë qenin e familjes. Pastaj ata thyen dritaren e katit të parë dhe hynë në shtëpi. Qëllimi i tyre ishte të vidhnin gjërat më me vlerë.

Ata më pas kanë shkuar në dhomën e gjumit, ku ndodhej piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos. Pasi kanë lidhur 32 vjeçarin, personat e armatosur kanë shkuar në papafingo ku ndodhej 20 vjeçarja dhe vajza e tyre 11 muajshe.

Grabitësit kanë torturuar 20-vjeçaren, dhe në fund e kanë vrarë duke e mbytur.