Gossip Showbiz

Veprimi i fundit i Demi Lovato-s acaron keq ndjekësit, por çfarë ka bërë ajo?

Rënia në peshë e këngëtares së njohur Demi Lovato është diskutuar gjatë kohët e fundit. Fansat e saj e komplimentonin shpesh bukuroshen edhe pse Demi u kërkonte të mos e bënin këtë gjë pasi sipas saj të komplimentosh dikë për humbjen e peshës është po aq e dëmshme sa të komplimentosh dikë për shtimin në peshë.

Por para disa ditësh, 28-vjeçarja është fotografuar teksa mbante në dorë një mikrofon me logon “0 sheqer” dhe fansat kaq deshën për t’ju vërsulur duke i kujtuar asaj deklaratën që bëri kohë më parë teksa shprehej kundër promovimit të dietave.

Pas këtyre kritikave kanë reaguar dhe përfaqësuesit e Demi-t, të cilët thanë për “Page Six” se ajo po bënte promovimin për shfaqjen e çmimeve të produkteve. Ata gjithashtu kanë kërkuar falje për komentet e bëra javë më parë nga këngëtarja dhe janë shprehur se janë të përqëndruar në punën e tyre së bashku me këngëtaren për ndërgjegjësimin e personave që vuajnë nga çrregullime të ngrënies së ushqimit.

Rikujtojmë, se Lovato së fundmi e ka shpallur veten si të papërcaktuar në gjini. Ajo është shprehur se nuk ka pasur mundësi që të dalë e të flasë hapur më parë, për shkak të patriakalizmit.

Demi para pak kohëve një rrëfim tronditës për të kaluarën e saj në serinë e dokumentarëve “Demi Lovato: “Dancing With the Devil”. Lovato ka treguar që është sulmuar dy herë seksualisht. Pas këtij rrëfimi që shokoi gjithë botën, 28-vjeçarja ka folur për herë të parë për revistën “People”.