Celebrities Gossip Showbiz

‘Kunjat’ ndaj njëra-tjetrës nuk kanë fund! Ja çfarë bëjnë ‘Little Mix’ këtë herë…

Në disa sekonda të këngës së tyre më të re të postuar vetëm pak ditë më parë, mesa duket ‘Little Mix’ ka dashur që të përcjellë një mesazh tek ish-shoqja e tyre e grupit, Jesy Nelson.  Në këngë, Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall thuhet se përmendin disa vargje që i referohen vendimit të Jesy për të lënë grupin.

Sipas ‘The Sun’ një nga anëtaret e grupit, Jade këndon dhe thotë se:

 Unë e di që ti mendon se je e gjitha kjo, do të jetë aq e ëmbël kur të zvarritesh, por është tepër vonë tani.

Një një sekuencë tjetër të këngës, Perrie reflekton në ditët më të mira që ato kanë kaluar bashkë dhe këndon:

 Dikush të më thotë se si arritëm këtu? Dikur ishte aq mirë. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, por me të vërtetë mendova se mundemi. Unë e di se do të ketë lot, por ia vlen një zemër e thyer. Nëse nuk mund ta mbroj energjinë time, duhet të të ndërpres.

Rikujtojmë se së fundmi mendohet se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards  dhe Jade Thirlwall po planifikojnë që të vazhdojnë dhe të punojnë për projektet e tyre solo. Që pas largimit të Jesy Nelson vajzat e grupit ‘Little mix’ po e mendojnë seriozisht që të vazhdojnë karrierën e tyresi këngëtare solo.

Sipas ‘The Sun’ grupi ka negociuar në heshtje për mënyrën e menaxhimit të ri dhe regjistrimin e marrëveshjeve, por mund të ndodh që të vendoset dhe që të shkohet në një pauzë të pacaktuar. Një burim pranë tyre është shprehur se:

Ato kanë qenë mjaft të hapura me njëra -tjetrën në lidhje me gjithçka. Për momentin ka shumë takime. Disa prej tyre tashmë kanë bërë edhe marrëveshje menaxhimi. Leigh-Anne është regjistruar me menaxherin e Dua Lipa, Jade po pret si kompozitore dhe prezantuese e re ndërsa Perrie po punon edhe për gjëra të tjera. Ato ende shkojnë mirë, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur me Jesy-n. Ato të gjithë e dinë se do të duhet të ketë një karrierë përtej ‘Little Mix’, kështu që ata i kanë vënë gjërat në vijë. Plani është që të shikohen angazhimet, pastaj t’i drejtohen projekteve solo pothuajse menjëherë. Synimi është që ta mbajnë grupin në lëvizje, por kështu përfundoi ‘One Direction’ dhe është e vështirë të besohet se ata do të kenë kohë për gjithçka.