Celebrities Showbiz

“Kupën e dua në Shkodër”, bashkëshortja e e Elvis Pupës tregon të vërtetën pas kësaj deklarate!

Përmes një lidhje Skype në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ka qenë gruaja e Elvis Pupës, Belina Pupa. Ajo ka folur për lojën e bashkëshortit të saj brenda shtëpisë, por jo vetëm…

Ajo që bëri bujë para disa ditësh është fakti se gjatë telefonatës me Elvisin, Belina i thotë Elvisit se e do kupën në Shkodër, duke nënkuptuar se bën tifo për Luizin. Belina ka sqaruar për publikun se si qëndron e vërteta e kësaj deklarate.

Unë nuk kam thënë që bëj tifo për Luizin, u kam thënë patriotin sepse para se të futej Elvisi në “Big Brother”, ne kishim një gjë si personale. Duke pasur faktin që themi për herë ti je nga e ke gruan, e ke parasysh kur thonë nga je ti? Elvisi ma ka mësuar këtë dhe themi nga është gruaja. Edhe para se të futej aty i thoja kupën e duam në Shkodër, tani a fiton Luizi a fiton Elvisi për mua s’ka rëndësi, mjafton që kupa të na vijë në Shkodër, kjo është ideja.

Belina ndër të tjera është pyetur edhe për deklaratën që ka bërë Visi brenda “Big Brother” se të dy flenë në dhoma të ndara.

Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet. Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç. Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë. Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari.

Ajo është ndalur tek përjetimet e saj kur mori vesh për sulmin ndaj Top Channel një javë më parë. Belina kërkon falje që gjatë telefonatës me Elvisin brenda “Big Brother” për shkak të emocioneve dhe kohës së kufizuar, harroi t’i shprehte ngushëllime familjes së rojes së sigurisë që mbeti i vdekur gjatë sulmit.

Kërkoj falje për një gjë sepse isha shumë nervoze dhe doja t’ja dëgjoja Visit zërin, më dukej sikur partneri im kishte pak ankth dhe pak ditë më mbrapa tha që kishte ankth dhe unë e njoh partnerin shumë mirë, pavarësisht se nuk flas me të dhe më është dukur një pjesë e tij që ishte pak i mërzitur disa ditë. Unë isha shumë në merak sepse duke mos pasur edhe pjesën e komunikimit dhe kur më morën në telefon, harrova të ngushëlloj familjen e të ndjerit. Shumë ngushëllime nga ana ime dhe realisht është shumë gjynah që kemi raste të tilla. Nuk është se nuk ndodhin nëpër botë, por fakti që është një person që ka dalë të bëjë punën e vetë është gjëja më e tmerrshme. Më vjen keq! Nuk doja ta filloja telefonatën me Visin me diçka të trishtuar dhe pastaj më kapi emocioni i telefonatës dhe harrova komplet.