Love & Sex

Kur gruaja është më e bukur se burri/Studimi tregon se çfarë ndodh me këto marrëdhënie!

Çiftet ku gruaja është shumë më e bukur se burri, ka më shumë gjasa të përfundojnë në divorc. “Disa studime tregojnë se çiftet që nuk janë në nivele të ngjashme të pamjes së jashtme priren të kenë marrëdhënie romantike më pak të suksesshme”, siç konfirmon profesoresha e Psikologjisë Sociale Madeleine Fugère në artikullin e saj në Psychology Today.  Në përgjithësi, ne jemi të tërhequr nga njerëz që janë më tërheqës se ne. Kjo vlen edhe për burrat, megjithëse diktatet sociale të bukurisë konvencionale mbeten më të forta për gratë.

Kjo do të thotë, edhe një burrë me pamje mesatare ka më shumë gjasa që t’i afrohet një gruaje që është në një nivel të ngjashëm me të. Burrat veprojnë me shumë mençuri që lëvizin brenda kufijve të tyre. Sipas një studimi, femrat që i shohin partnerët e tyre shumë më pak tërheqës se ato, kanë shumë më tepër gjasa të flirtojnë me të tjerët dhe të kënaqen me marrëdhënie jashtëmartesore.

Të ngjashme ishin përfundimet e një studimi tjetër, i cili arriti në përfundimin se çiftet që nuk përputhen vizualisht kanë marrëdhënie më të shkurtra dhe më pak të suksesshme, jo sepse anëtari më tërheqës është më i prirur ndaj tradhtisë, por sepse anëtari më pak tërheqës është më i prekshëm nga xhelozia.

Nga ana tjetër, një sondazh i kryer nga Universiteti i Kalifornisë me 82 çifte të porsamartuar arriti në përfundimin se burrat që janë martuar me gra shumë më tërheqëse, në përgjithësi, janë më të lumtur me marrëdhënien e tyre. “Ata janë gjithashtu më mbështetës, më efektivë dhe më pozitivë për të ndihmuar gratë e tyre me problemet e tyre,”-përfundoi profesor Benjamin Karney.

Keni dëgjuar ndonjëherë për gamofobinë? Nëse nuk e njihni me këtë term, sidoqoftë është e sigurtë që do të keni dëgjuar për frikën nga martesa. Njerëzit që vuajnë nga gamofobia shpesh ndiejnë njëfarë ankthi kur përmendet martesa dhe kjo fobi mund të trajtohet me ndihmën e një profesionisti dhe terapisë. Nëse njihni dikë që është gjatë gjithë kohës në një marrëdhënie, por për periudha të shkurtra dhe me njerëz të ndryshëm, ka mundësi që ky person të vuajë nga gamofobia.