Showbiz

Kur ish-mikesha të shkatërron marrëdhënien, Demi Lovato i jep fund fejesës me Max Ehrich

Menduam se Demi Lovato më në fund gjeti princin e saj të kaltër por mesa duket fundet e lumtura ekzistojnë vetëm në përralla.

Pas gati 2 muajsh fejese, këngëtarja amerikane i dha fund marrëdhënies së saj me aktorin Max Enrich dhe shkak për këtë u bënë disa postime në Twitter që kanë të bëjnë me ish-miken e saj, Selena Gomez.

10 ditët e fundit kanë qenë një ferr i vërtetë për tashmë, ish-çiftin pasi disa postime të Max të bëra vite më parë kanë dalë në sipërfaqe dhe janë shpërndarë menjëherë në rrjet.

Në postimet e bëra virale, aktori lavdëron Selena Gomez për bukurinë e saj dhe hedh poshtë Demi Lovaton. Asnjë nga artistët ende nuk ka dhënë një reagim apo deklaratë rreth këtyre ngjarjeve.

Burime pranë tyre kanë konfirmuar për prestigjosen “People” se vendimi për ndarje ishte i përbashkët. “Demi dhe Max i dhanë fund fejesës së tyre pasi gjithësecili duhet të fokusohet në karrierën përkatëse. Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin” -u shpreh një burim pranë tyre.

Ata nuk i kanë fshirë fotot ku shfaqen së bashku në rrjetet sociale sakaq, Selena po akuzohet nga fansat e dyshes për prishjen e një marrëdhënjeje ‘perfekte’.