Celebrities Gossip Showbiz

“Kur mendon se je e pamposhtur…”, Geogina Rodrigues në “luftë” me dallgët!

Modelja e famshme, Georgina Rodriguez, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku numëron 50.2 milionë ndjekës. Ajo ndan me fansat foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku nuk mungojnë ato provokuese.

Sigurisht bukuroshja brune poston edhe imazhe ku shfaqet me partnerin e saj, Cristiano Ronaldo.

Menjëherë pas fotos virale me jet ski, të cilën e krahasuan me foton e Messit dhe partneres së tij 29-vjeçare, ka postuar një video ku shihet duke luftuar në një det me dallgë, për t’u ngritur në këmbë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Në videon në fjalë, Rodriguez është filmuar teksa hyn në det dhe përpiqet të mbajë ekuilibrin, por megjithatë nuk ia ka dalë.

Pasi qëndron për pak kohë, disa dallgë të forta e rrëzojnë dhe ajo shpërthen në të qeshura. “Kur mendon se je e pamposhtur”, ka shkruar ajo në postimin e saj.