Celebrities Gossip Showbiz

Kush do të eliminohet? Ndiqni spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Vazhdojnë zënkat mes Heidit dhe Romeos! A po kërkon dikush të futet mes çifteve? Banorët e rinj janë bërë mollë sherri për më të vjetrit! Kush do të eliminohet? “Big Brother Vip” sonte, në drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në Top Channel!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Për këto dhe shumë të tjera, do të keni mundësi ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2“, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.