Celebrities Gossip Showbiz

Kush do të jetë e ftuara speciale në javën e ardhshme të “Dancing with the Stars”?

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Mbrëmjen e djeshme vetë moderatorja e spektaklit ka treguar se në javën e ardhshme do të jetë një e ftuar speciale, e cila do të jetë jo vetëm pjesë e jurisë, por edhe do të jetë një mbrëmje kushtuar hiteve të saj dhe ajo është Elvana Gjata. Këtë e ka lajmëruar edhe vetë Elvana me anë të një postimi në Instastory, ku tregon për të gjithë ndjekësit e saj se në datë 9 Dhjetor do të jetë pjesë e ‘DWTS” dhe shkruan:

Do të kërcejmë 

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese në mbrëmjen e djeshme, ku yjet tanë ‘u shkartisën’ dhe kërcyen me partnerët e tyre të rinj në ‘Sfidën e çifteve’!