Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Roza Lati, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. E në këtë darkë ishin të pranishëm edhe disa nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët ajo ka ndarë rrugëtimin e saj në BBV3. Ndërkohë u vu re mungesa e Rike Roçit, më të cilën Roza ka patur një raport të ngushtë në shtëpinë e BBV3 por edhe jashtë saj. Madje Rike nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale për ditëlindjen e Rozës. E fansat janë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh mes dy shoqeve.
View this post on Instagram
Ledjona ka postuar në “Instastory” një video ku fillimisht ka kapur Julin dhe Erjolën teksa shohin në telefon, e mesa duket po lexonin lajmet që qarkullojnë në rrjet në lidhje me Françeskën. A është në të vërtetë Françeska në pritje të ëmbël? Këtë pyetje e bëri edhe Juli mbrëmë në darkën e organizuar nga Roza, ku Françeska iu përgjigj duke pirë verë