Design Food & Drink

Kuzhina ju duket një ferr i vërtet?! Jo përherë mund të jetë kështu dhe ja arsyet pse!

Të gjithë kalojmë shumë kohë në kuzhinë: gatuajmë, drekojmë apo flasim me miqtë. Ndonjëherë ne përdorim të njëjtat artikuj me vite dhe harrojmë ato të vjetrat dhe të panevojshmet. Kështu që gradualisht, kuzhina jonë ngatërrohet. Dhe nuk e vërejmë sepse thjesht jemi mësuar.

Shumë njerëz mendojnë se kuzhina është vendi ku rrëmuja është kryefjala. por jo gjithmonë është kështu. Sipas një studimi, egziston një metodë për ta bërë diçka në një mënyrë më të thjeshtë dhe më efektive. Çdo person mund të krijojë metodën perfekte dhe praktike, thjesht duhet të kesh guximin për të eksperimentuar.

Ne e dimë se momentet më të këndshme në jetë ndodhin në kuzhinat tona. Në këtë vend komod, ne kemi mëngjesin me diell, gatuajmë drekë me të dashurit tanë në fundjavë dhe bëjmë një darkë familjare në mbrëmje.

Nëse doni të gatuani ushqime të shëndetshme, ju rikujtojmë se ekziston një korrelacion midis ngjyrave të ndryshme të perimeve dhe përfitimeve shëndetësore që ato ofrojnë. Perimet e kuqe janë të njohura për vetitë e tyre antioksiduese, ato jeshile janë të famshme për të ndihmuar në shëndetin e mirë të syve e ndërsa perimet e verdha shpesh konsiderohen si një burim i mirë i proteinave.

Por nëse jeta juaj në kuzhinë është e komplikuar, ja disa metoda që do t’jua lehtësojnë atë:

Për të prerë një qepë dhe për të mos qarë, vendosni një qiri që digjet pranë vetes.

Nëse prisni domate me një thikë buke, rrathët do të jenë të hollë dhe lëngu nuk do të jetë kudo në kuzhinë.

Ushqimi shkrihet më shpejt nëse e vendosni në një tigan.

Përdorni një fetë bukë, mbështjellëse plastike dhe një enë hermetike për të ruajtur sushi të bërë në shtëpi.

Përdorni një lugë gjelle për të qëruar një vezë të zierë në pak sekonda.

Pse të lani enët me yndyrë me dorë nëse mund ta bëni në këtë mënyrë?

Kofshët e pulës mund të gatuhen sipër një teli mbi patatet e prera. Patatet do të shijojnë shumë më mirë në këtë mënyrë.

Kur peshoni racionet e makaronave, përdorni një mbajtëse për t’i mbajtur ato të gjata.