Health & Beauty Lifestyle

Ky artikull është për gratë që janë në një pritje të ëmbël dhe kanë kruajtje të lëkurës!

Disa shtatzëni mund të shfaqin komplikacione të tilla si rreziku për abort apo gjakderdhja. Disa kushte të tjera mund të dëmtojnë nënën dhe fëmijën. Një prej tyre është edhe kolestaza obstetrike, e cila është një një gjendje shumë serioze e shkaktuar nga mëlçia, si pasojë e së cilës nëna ndien kruajtje të mëdha dhe në disa raste mund të preket edhe nga verdhëza, ndërsa fetusi mund të rrezikojë jetën.

Kruajtjet e lëkurës janë shumë normale gjatë shtatzënisë duke qënë se fluksi i gjakut në shtresat e lëkurës rritet ndjeshëm, por jo vetëm pasi një situatë të tillë e shkakton edhe tërheqja e lëkurës si pasojë e hapjes që ajo pëson. Kjo kruajtje është e ndryshme nga ajo që shkakton kolestaza obstetike, të cilat në këtë rast do të jenë shumë intensive dhe zakonisht fillojnë në javën 25-28 të shtatzënisë. Situata mund të përkeqësohet kryesisht gjatë natës, duke prekur më shumë krahët, këmbët dhe pëllëmbët e duarve, pa harruar të përmendim se në disa raste mund të shfaqen kruajtje intensive edhe në fytyrë, në gjoks dhe në pjesën e pasme të trupit.

Shpesh gruaja mund të paraqitet me dëmtime dhe gërvishtje në lëkurë si pasojë e kruarjeve të saj, të cilat mund të komplikohen duke u prekur nga infeksione bakteriale. Si pasojë e kruajtjeve intensive edhe thonjtë e gruas mund të paraqiten të shndritshme dhe të lëmuara. Simptomat mund të jenë prezente për disa ditë ose disa javë dhe në këtë rast duhet bërë një test që bën diagnostikimin e mosfunksionimit korrekt ose jo të mëlçisë.

Situata shpesh zgjidhet pas lindjes. Shkaqet që e shkaktojnë këtë problem mendohet se janë hormonet e nënës të cilët ndikojnë edhe në aftësinë e mëlçisë për të transportuar disa substanca të caktuara kimike. Këto substanca kimike akumulohen në gjak duke shkaktuar stimulimin e nervave që ndodhen poshtë lëkurës, gjendje e cila shkakton kruajtje të mëdha. Një nga rreziqet që ky problem shkakton tek fëmija është lindja parakohe, vuajtje fetale gjatë lindjes dhe një rrezik i vogël për të lindur një fëmijë pa jetë.

Një paralajmërim u është dhënë grave shtatzëna që marrin një ilaç të zakonshëm që përdoret për ankthin dhe epilepsinë. Rregullatorët në Australi u kanë kërkuar mjekëve që të mos përshkruajnë pregabalin për gratë shtatzëna. Mjekimi tani është shoqëruar me një rrezik “pak të rritur” të deformimeve tek foshnjat, duke prekur sistemin nervor, sytë, fytyrën, sistemin urinar dhe organet gjenitale.