Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Design Travel

Ky çift i apasionuar pas natyrës ndërton shtëpinë e pazakontë në zemër të një pylli!

Shtëpitë e vogla janë bërë një trend ditët e sotme. Njihuni me historinë e një çifti të dashuruar që i lidhi së bashku pasioni për natyrën. Pasi u njohën në internet, Lisa dhe Matt u dashuruan dhe kuptuan se atyre u pëlqejnë gjëra të ngjashme në jetë dhe duan të përjetojnë një aventurë larg qytetit.

Gjithsesi, nëse jeni duke dekoruar shtëpinë tuaj ose po prisni ta bëni për pak kohë, së fundmi është bërë e ditur se stili japonez për dekorimin e brendshëm do të jetë shumë i popullarizuar këtë vit.

Madje, aq sa njerëz të ndryshëm ka, aq ka edhe shtëpi të ndryshme. Në shtetin Ilinois të SHBA-së ekziston një “shtëpi e ngushtë”, e cila është shitur për 260.000 dollarë.

Ndërkaq, rikthehemi te çifti i cili u bë pjesë e lëvizjes “Tiny House” në Amerikë duke u vendosur në një vilë. Më vonë, udhëtimi i çoi në Australi ku ata filluan të ndërtonin shtëpinë e tyre të re në Blue Mountains, New South Wales.

Shtëpia në të cilën jetojnë Matt dhe Lisa është e vendosur në mes të një pylli dhe pemësh eukalipti, me pamje nga malet dhe ofron një qetësi të admirueshme. Vëmendjen e tërheq jo vetëm zona e vogël e shtëpisë dhe forma e ngushtë e saj, por edhe dizajni i saj bashkëkohor: fasada e zezë, muret e mëdha prej xhami dhe një tarracë e bukur në parket druri, me një tendë moderne.

 

Shtëpiza ka vetëm 23 metra katrorë, po ka gjithçka që ju nevojitet për të jetuar, në sajë të dizajnit të mirë, kompakt dhe lartësisë që lejon galerinë ku ndodhen vendet e fjetjes, një për pronarët dhe tjetrën për mysafirët.

Ka ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike, banjë funksionale dhe kuzhinë si dhe të gjitha pajisjet e nevojshme si pjatalarësja dhe rrobalarësja të cilat e bëjnë jetën në këtë vilë mjaft komode.