Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner është shtatzënë?! Ja çfarë i ka bërë fansat të dyshojnë!

Prej disa ditësh tashmë, fansat e Kylie Jenner kanë hedhur dyshime se ajo mund të jetë shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe kjo ka ardhur jo pa arsye. Ato kanë vënë re disa veprime të ndryshme në rrjetet e saj sociale, të cilat i vërtetojnë deri diku këto thashetheme.

Kylie publikoi së fundmi një imazh ku dukej se po konsumonte sushi, të cilat ishin të gjitha me bazë avokado dhe nuk kishte asnjë shenjë peshku, që shtatzënat nuk duhet ta konsumojnë. Kaq ka mjaftuar që fansat të komentonin:

Kylie duke ngrënë sushi pa peshk?! Ajo është shtatzënë.

Më pas Kylie postoi një fotografi ku kishte mbuluar barkun, gjë që shtoi akoma më shumë dyshimet te ndjekësit e saj. Megjithatë, ky lajm nuk do të ishte aspak çudi sidomos pas ribashkimit të saj me ish-partnerin, Travis Scott.

https://www.instagram.com/p/CRKD-twnPjj/

Rikujtojmë se, Kylie dhe Travis Scott, së bashku me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi, bënë një paraqitje në tapetin e kuq në 72-vjetorin e “Parsons Benefit”. Gjatë fjalës së tij, Travis tha disa fjalë dashurie për të dhe për Stormy-n.