Së fundmi është diskutuar shumë në media shtatzënia e dytë e Kylie Jenner. Padyshim kur flitet për një pjesëtare të ‘klanit Kardashian’ çdo gjë përbën lajm e sidomos kur flitet për motrën më të vogël që dihet tanimë prej kohësh ka një famë dhe pasuri shumë të madhe.
Pas dyshimeve të shumta për shtatzëninë e dytë të saj, më në fund është vërtetuar se është në pritje të ëmbël. E gjithmonë dihet se kur një pjesëtar i ri i shtohet familjes, motra ose vëllai më i/e madh/e nisin të ndiejnë xhelozitë e para. E kundërta ka ndodhur me Stormi-n, vajzën 3- vjeçare të Kylie-t, e cila është shumë e lumtur për këtë fakt.
Stormi është e vetëdijshme që po vjen një tjetër fëmijë dhe është shumë e gëzuar. Ka nisur të bëjë shumë pyetje dhe dëshiron të prekë barkun e Kylie-t.
Duket se Stormi do të jetë gjithmonë e preferuara e mamasë së saj, pasi ka qenë e para që i ka dhënë titullin ‘nënë’ Kylie-t. Këtë e ka treguar vetë ajo në postimin e saj më të fundit në llogarinë në Instagram. Me anë të një karuseli fotografish ku duket Stormi e veshur shumë stil si gjithmonë, Kylie shkruan:
Vajza e preferuar.
https://www.instagram.com/p/CS97JKtJIUV/?utm_source=ig_web_copy_link
Epo, pika në fund tregon se nuk ka vend për asnjë fjalë më shumë.
Kujtojmë, se edhe kur Kylie po priste Stormi-n, e ka mbajtur mjaft të fshehtë shtatzëninë e saj. Ajo nuk konfirmoi dyshimet deri në çastin kur vogëlushja erdhi në jetë.