Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Lady Gaga mund të jetë në sezonin e dytë të “Wednesday”?!

Ylli i muzikës pop dhe jo vetëm, Lady Gaga së fundmi ka fituar një popullaritet të madh me këngën e saj “Bloody Mary” dhe shumë fansa duan ta shohin artisten në sezonin e dytë të serialit televiziv Wednesday në Netflix. Skena e kërcimit në melodinë e Bloody Mary e paraqitur në episodin e katërt të Wednesday është bërë trend në TikTok.

Miliona përdorues kanë rikrijuar kërcimin tipik të Wednesday, të interpretuar nga aktorja Jenna Ortega dhe trendi është përhapur aq shumë sa që Lady Gaga ka rikrijuar kërcimin e famshëm. Pasi Gaga u bë virale për rikrijimin e atij kërcimi ikonik, Ortega zbuloi se do të donte ta shihte këngëtaren e ‘Shallow’ të merrte pjesë në sezonin e dytë të serialit.

Lady Gaga nuk është e panjohur për të luajtur në filma horror, pasi ka marrë rolin kryesor në thrillerin e vrasjes ‘House of Gucci’ dhe konteshën vampir Elizabeth Johnson në “American Horror Story: Hotel”. Kur Jenna Ortega u pyet nëse mendonte se Lady Gaga do t’i bashkohet sezonit të dytë të Wednesday, aktorja u përgjigj:

Jam e sigurt që Netflix-it do ta pëlqente.

Ortega tha se imagjinonte një marrëdhënie me Gagën të ngjashme me marrëdhënien e Wednesday me mësuesen Miss Thornhill, duke shtuar:

Nëse Lady Gaga do të ishte pjesë e serialit, ajo dhe unë do të ishim dy përbindësha që kuptohen me njëri-tjetrin.